Pak muaj, pas vrasjes së të birit, Martin Cani, babai i të ndjerit Ëngjëll Cani ka publikuar dy foto në llogarinë në Instagram me emrin e djalit, i cili menaxhohet nga familja.
Ai ka ndarë me ndjekësit dhe njerëzit e afërm dy fotografi arkivë, ku shfaqet së bashku me bashkëshorten dhe dy djemtë e tyre. I ndjeri Martini qëndron në krah të nënës, ku vihet re buzëqeshja e pakursyer e tij.
Pas këtij postimi një "lumë" komentesh inkurajuese kanë vërshuar nga ndjekësit, të cilët urojnë që "Zoti t'u japë forcë familjes për të përballuar humbjen e birit të tyre", i cili ishte vetëm 14 vjeç kur shoku i tij i mori jetën, duke e qëlluar me thikë pas një konflikti.
Kujtojmë se Martin Cani u vra më 18 nëntor 2024 në Tiranë, nga një bashkëmoshatar vetëm 200 metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
Tre ditë më parë ata kishin pasur një konflikt brenda shkollës për motive banale, i cili në dukje u mbyll, por që u rindez sërish atëkohë dhe degjeneroi me përdorimin e thikës, çka shkaktoi dhe ngjarjen fatale për 14-vjeçarin.