“Ky kapitull ka përfunduar. Historia është ende për t’u shkruar. Jam mirënjohës ndaj të gjithëve.” Këto pak fjalë të postuara nga Cristiano Ronaldo janë mënyra e tij me shumë gjasa për të thënë lamtumirë nga Al Nassr pas dy sezonesh, ku nuk arriti të fitonte asnjë trofe ekipor dhe u desh të kënaqej vetëm me fitimin e çmimit të golashënuesit më të mirë.
Njoftimi erdhi pas humbjes së skuadrës së drejtuar nga Stefano Pioli në javën e fundit të Saudi Pro League, çka solli edhe mungesën e kualifikimit në Ligën e Kampionëve të Azisë për sezonin e ardhshëm.
Karriera e CR7, i cili ka arritur në kuotën e 936 golave, do të vazhdojë gjithsesi, dhe ëndrra e tij është të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube që nis më 14 qershor në SHBA, ku nuk mungojnë edhe ofertat e shumta nga disa prej klubeve pjesëmarrës në këtë kompeticon.