Kosova

Tentativa e 23-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës, ja kur do të mbahet seanca e radhës

Shkruar nga Liberale

Tentativa e 23-të për konstituim të Kuvendit të

Sot prej orës 11:00 deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për vazhdimin e 23-të të seancës konstituive të nisur më 15 prill.

Vazhdimi i seancës i mbajtur të martën është ndërprerë menjëherë pasi nuk është votuar formimi i Komisionit për votimin e fshehtë për zgjedhje të kryeparlamentarit.

Të pranishëm në sallë kanë qenë 109 deputetë nga 120. Prej tyre, 55 kanë marrë pjesë në votim. 54 kanë votuar pro formimit të komisionit zgjedhor që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë të kryeparlamentarit, ndërsa një kundër.

Pas dështimit përfaqësues të partive politike kanë fajësuar njëri-tjetrit teksa asnjëri nuk e ka marrë përgjegjësinë për ngërçin e krijuar.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH