Kosova

Konflikti Iran-Izrael, Vuçiç: Serbia nuk është duke eksportuar më armë

Shkruar nga Liberale

Konflikti Iran-Izrael, Vuçiç: Serbia nuk është duke

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi më 23 qershor se Serbia “nuk është duke eksportuar” më armë.

I pyetur nga gazetarët nëse Serbia ka zgjedhur anë në konfliktin Izrael–Iran përmes eksportit të municionit drejt Izraelit, Vuçiç tha se shteti “ka pezulluar të gjitha eksportet” dhe se municionin po e dërgon vetëm në kazermat e ushtrisë serbe.

“Ne tani nuk eksportojmë asgjë. I kemi ndalur të gjitha dhe, nëse do të lejohet diçka, duhet të merren vendime të posaçme dhe të veçanta. Pastaj, do të shohim si do të veprojmë, në përputhje me interesat e Serbisë. Organet më të larta shtetërore do të informohen për këtë”, tha Vuçiç.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH