Kosova

Akoma NGËRÇ/ Dështon për të 35-në herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Shkruar nga Liberale
Akoma NGËRÇ/ Dështon për të 35-në herë

Për të 35-ën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet, duke thelluar më tej ngërçin politik që po zgjat prej muajsh. Seancat tashmë janë shndërruar në një procedurë formale çdo 48 orë, pa ndonjë përpjekje konkrete për zgjidhje.

Gjatë seancës së fundit, kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga partitë politike të dërgonin emrat e përfaqësuesve për Komisionin Zgjedhor, i cili do të mundësonte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Megjithatë, partitë refuzuan të propozojnë anëtarë, duke bllokuar sërish procesin.

“51 për, 1 kundër, abstenime nuk kemi… Nuk kemi kuorum, ndërpritet seanca”, deklaroi Dehari.

Ai njoftoi se seanca e radhës do të mbahet të hënën, më 23 qershor, në ora 11:00.

Ndërkohë, ngërçi politik në vend vazhdon që pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, me procesin e konstituimit të Kuvendit që ka ngecur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar deputeten Albulena Haxhiu për këtë post, por emri i saj është i papranueshëm për partitë e tjera. PDK dhe AAK kanë kërkuar një kandidat tjetër, duke e cilësuar Haxhiun si emër që nuk bashkon spektrin politik, ndërsa LDK ka deklaruar se nuk do të mbështesë asnjë kandidat të Vetëvendosjes.

Situata është përkeqësuar më tej pasi AAK ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese propozimin e LVV-së për formimin e Komisionit Zgjedhor, duke kontestuar ligjshmërinë e këtij hapi dhe duke ndikuar në shtyrjen e mëtejshme të konstituimit.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH