Kosova

Kosovë, sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

Shkruar nga Liberale
Kosovë, sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët do të mblidhen sot për të 35-tën herë më radhë në tentimin për të konstituar Kuvendin e Kosovës.

Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve.

Tashmë seancat janë vetëm çështje numri dhe procedure që po ndiqet çdo 48 orë.

Lëvizja Vetëvendosje nuk po heq dorë nga kandidatja Albulena Haxhiu për kryeparlamentare, ndërsa partitë tjera kanë theksuar se nuk do të votojnë Haxhiun për të parën e Kuvendit.

PDK dhe AAK kanë kërkuar nga LVV të propozojë kandidat tjetër, ndërsa nga LDK kanë theksuar se nuk do të votojnë asnjë kandidat.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH