Kosova

Arrestohet një person në Prishtinë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Shkruar nga Liberale.al

Arrestohet një person në Prishtinë për keqpërdorim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Hetuesit e Doganës së Kosovës, ka arrestuar një person të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe përvetësim në detyrë.

Personi është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit dhe brenda këtij afati do të kërkohet masa e paraburgimit ndaj tij.

Prokuroria thekson se do të vazhdojë të punojë me intensitet për të ndjekur rastet penale dhe për të mbrojtur rendin dhe interesin publik.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH