Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Kader Kicaj, ka folur hapur për ish-lidhjen e saj me Lumbardh Salihun. Një ndjekës i kishte sugjeruar që ta provonte sërish me të dhe t’i jepte një tjetër mundësi dashurisë së tyre.
Por Kaderi e kishte një përgjigje të qartë: “Unë kam dhënë shumë shanse. Nuk mendoj që duhet të jap edhe një të tretë. Jo gjithmonë njerëzit e meritojnë një mundësi tjetër.”
Ajo e krahasoi një rikthim me leximin e një libri për herë të tretë: “Rreshtat dhe fjalët janë po ato. Vetëm i kalon, pa ndonjë emocion të ri.”
Kujtojmë që Kader dhe Lumbardhi ishin një nga çiftet më të përfolura në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Edhe pas përfundimit të spektaklit, marrëdhënia e tyre ka vazhduar të jetë në qendër të vëmendjes, me shumë aludime për një pajtim të mundshëm.
Por mesa duket, për Kaderin ajo histori ka përfunduar.