Lauren Pisciotta, ish-asistentja personale e reperit Kanye West, ka dorëzuar një padi të re kundër tij, duke e akuzuar për sulm seksual dhe detyrim. Ajo thotë se ngjarjet kanë ndodhur gjatë kohës që punonte për West, nga viti 2021 deri në 2022.
Në dokumentet e gjykatës, Pisciotta tregon se është ngacmuar disa herë dhe një nga rastet është përshkruar si përdhunim oral. Ajo thotë gjithashtu se reperi e ka trajtuar me dhunë fizike dhe psikologjike.
Kjo padi vjen më shumë se një vit pas padisë së parë, ku ajo kishte akuzuar West për sjellje të papërshtatshme dhe mesazhe apo video të pahijshme.
Derimë tani, Kanye West nuk ka dhënë asnjë përgjigje publike për këto akuza. Çështja do të shqyrtohet në gjykatë në muajt që vijnë.