Lim Hoti u kthye në një nga figurat më të përfolura të “Ferma VIP 2”, jo vetëm për karakterin e tij, por edhe për marrëdhënien e bujshme me Albën, e cila u komentua gjerësisht në rrjetet sociale dhe mediat shqiptare. Çifti krijoi polemika dhe u kthye në një fenomen mediatik, edhe pse lidhja e tyre nuk zgjati shumë pas përfundimit të reality show-t.
Por historia me Albën nuk është e vetmja lidhje romantike e Lim Hotit që ka bërë bujë në “Ferma VIP”. Pak më herët, Limi ka qenë në një marrëdhënie të njohur publike me këngëtaren Baby G, pjesëmarrëse në edicionin e parë të reality show-t. Edhe Baby G spikati në Fermë për stilin e saj unik dhe prezencën “rozë” që solli një energji ndryshe në format.
Në vitin 2019, Lim Hoti dhe Baby G ishin në qendër të mediave rozë. Lidhja e tyre kishte avancuar deri në bashkëjetesë, duke e bërë çiftin një ndër më të ndjekurit në showbiz-in shqiptar në atë kohë. Megjithatë, marrëdhënia nuk zgjati dhe pas disa muajsh u konfirmua ndarja e tyre.