Reperi i njohur shqiptar Unikkatil (emri i vërtetë Viktor Palokaj) ka ndarë me ndjekësit e tij një moment shumë personal dhe të dhimbshëm. Ai postoi në rrjete sociale një fotografi nga fëmijëria me vëllain e tij të ndjerë, Mentor Palokaj, i cili u nda nga jeta në muajin mars të këtij viti.
Në foton ku shihen të dy si fëmijë, reperi shkroi:
“Do plagë nuk shërohen kurrë.”
Një fjali e shkurtër, por që shpreh një dhimbje të thellë dhe të sinqertë, e cila prek zemrat e çdo kujt që ka përjetuar humbje.