Kosova

Vrasja e Liridona Ademajt/ Naim Murseli dërgohet për ekzaminim psikiatrik në QKUK

Shkruar nga Liberale.al

Vrasja e Liridona Ademajt/ Naim Murseli dërgohet për ekzaminim

Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, është dërguar sot në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për një ekzaminim psikiatrik.

Sipas burimeve të KosovaPress, Murseli ka shkuar në klinikë i prangosur në duar dhe këmbë. Atij i është bërë një ekzaminim psikiatrik, i shoqëruar me CT (tomografi kompjuterike), dhe më pas është larguar nga kjo klinikë.

Ky ekzaminim është bërë pas kërkesës së mbrojtjes, e cila u aprovua nga gjykata në seancën e mbajtur më 4 qershor, si pjesë e procedurave ligjore në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH