Kosova

KESCO paralajmëron mungesë rryme në Kosovë

Shkruar nga Liberale.al

KESCO paralajmëron mungesë rryme në Kosovë

Kosova po përballet me një situatë të pazakontë energjetike, që pritet të përkeqësohet nga 21 qershori. Kompania për Furnizim me Energji, KESCO, ka bërë thirrje për kursim urgjent të energjisë elektrike, pasi pritet mungesë e theksuar e prodhimit vendor.

Sipas KESCO-s, në rastin më ekstrem, e gjithë energjia elektrike që nevojitet për konsumatorët në Kosovë do të duhet të importohet nga jashtë. Kjo situatë, që përshkruhet si e paprecedentë në 25 vitet e fundit, vjen si pasojë e daljes nga funksioni të disa njësive të Termocentralit Kosova A, si dhe remontit të zgjatur të njësisë A4.

Aktualisht, në funksion janë shumë pak kapacitete prodhuese dhe kjo bën që KEK-u të mos mund të sigurojë energjinë e nevojshme për të gjithë vendin. Arsyeja kryesore lidhet me vjetërsinë e termocentraleve, që funksionojnë me qymyr dhe kanë dekada në shërbim.

Megjithatë, KESCO njofton se po ndërmerr të gjitha përpjekjet për të siguruar furnizimin dhe për të ruajtur qëndrueshmërinë e sistemit energjetik, pavarësisht sfidave teknike dhe kostove të larta në tregjet ndërkombëtare.

Lajmi i mirë është se çmimi i energjisë në bursat ndërkombëtare ka nisur të bjerë. Në bursën hungareze HUPX, ku Kosova zakonisht blen energjinë, çmimi për një megavat-orë më 21 qershor pritet të jetë 73.85 euro, ndërsa gjatë orëve të pikut vetëm 27.51 euro. Ky trend rënës i çmimit mund ta lehtësojë disi barrën ekonomike të importit.

Pavarësisht kësaj, KESCO i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë dhe të tregojnë kujdes në përdorimin e saj, në mënyrë që të shmanget një krizë më e thellë energjetike.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH