Sport

Presidenti i Samsunspor flet për Rey Manajn dhe të ardhmen e Arbnor Mujës

Shkruar nga Liberale.al

Presidenti i Samsunspor flet për Rey Manajn dhe të ardhmen e Arbnor

Presidenti i klubit turk Samsunspor, Yuksel Yildirim, ka sqaruar zërat që kanë qarkulluar së fundmi për një transferim të mundshëm të Rey Manajt në skuadrën e tij. Në një deklaratë për mediat turke, Yildirim u shpreh se Manaj nuk është në planet e klubit, duke hedhur poshtë spekulimet.

“Rey Manaj nuk është në listën tonë. Ne e menduam një herë çfarë mund të ndodhte. Menaxheri i tij tha se për ta liruar kërkohen 4 milionë euro, diçka që shkruhej në kontratën e tij,” u shpreh Yildirim.
Gjithashtu, presidenti i Samsunsporit foli për situatën e Arbnor Mujës, i cili duket se është në dilemë për të ardhmen e tij në klub.

“Muja është i mërzitur, dëshiron të largohet. I kam thënë se nëse gjen një klub, do ta lejoj të largohet. Edhe nëse vendos të qëndrojë, unë jam i kënaqur me të,” shtoi ai.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH