Fshati zviceran i Blatten është shkatërruar pjesërisht pasi një pjesë e madhe e akullnajës përfundoi në luginë.
Një video e shpërndarë në mediat sociale tregoN momentin, kur akullnaja u shemb pjesërisht, duke krijuar një re të madhe që mbuloi një pjesë të malit. Ndërsa shkëmbinjtë dhe mbeturinat mbuluan fshatin.
Stephane Ganzer, një zyrtar në kantonin e Valais ku ndodhet Blatten, për mediat zvicerane u shpreh se rreth 90% e fshatit u përfshi nga rrëshqitjet e dheut.
Sipas medieve të huaja, 300 banorët e fshatit u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre që në datën 19 Maj, pasi gjeologët që monitoronin zonën paralajmëruan se akullnaja dukej e paqëndrueshme.
Autoritetet thanë se shumë prej tyre mund të mos jenë kurrë në gjendje të kthehen.
Qeveria zvicerane ka premtuar mbështetje financiare për të siguruar që banorët të mund të qëndrojnë në zonë.
Megjithatë, ekziston mundësia e evakuimeve të mëtejshme në zonat përreth Blattenit.