Një tentativë grabitjeje përfundoi me plagosje në fshatin San Severino, në provincën e Salernos.
Mediet italiane raportojnë se tre shtetas shqiptarë tentuan të vidhnin një shtëpi mbrëmjen e djeshme, por u pikasën nga pronari, i cili qëlloi me armë ndaj tyre, duke plagosur njërin prej shqiptarëve.
Ky i fundit u dërgua në spital me urgjencë, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij arritën të arratisen.
Sipas rindërtimit nga karabinierët, tre shqiptarët hynë me forcë në shtëpi. Pronari, pasi vuru re praninë e hajdutëve, rrëmbeu një armë që e mbante ligjërisht dhe qëlloi, duke plagosur njërin prej tyre.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes si dhe vijon kërkimet për dy personat e arratisur.