Letërsi

LIBRI I DITËS: "Një martesë e mirë"- ROMAN nga Kimberly Mccreigh, që do të të bëjë të vësh në dyshim gjithçka rreth martesës

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Një martesë e mirë"- ROMAN nga

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: Një martesë e mirë

Kategoria: Roman

Autore: Kimberly Mccreight

Viti i publikimit: 2025

Numri i faqeve: 549

Shtëpia botuese: OMBRA GVG

Përktheu: Artan Meçi

Çmimi: 1.500 Lekë

Përshkrimi

Liz Kitsakis, një ish prokurore federale që ishte e paguar keq, tani punon deri vonë në studion ligjore Young & Crane. Orët e gjata të punës, janë të zakonshme për të. Ajo dhe Semi, bashkëshorti i saj i mrekullueshëm i përkushtuar, kishin arritur gjithçka që kishin ëndërruar në jetë, deri në çastin, kur marrëdhënia e tyre u kris para syve të tyre. Jeta që kishin ndërtuar kishte qenë vetëm një gënjeshtër, dhe kjo nuk kishte ardhur aq rastësisht. Krisjet në martesën e tyre kishin filluar shumë kohë më parë, por ata e kishin shmangur shikimin në brendësinë e problemit. Ajo që nuk e dëshironte Lizi në këtë gjendje të turbullt idilike, ishte pikërisht telefonata e dëshpëruar e mikut të vjetër të saj, Zak Grejsonit, nga burgu Rikers. Amanda, bashkëshortja e tij, ishte gjetur e vdekur në fund të shkallëve të gurta, në shtëpinë e tyre në Brooklyn dhe ai ishte arrestuar si i dyshuari kryesor.

Liz i mënjanon problemet e saj për të zbuluar autorët e kësaj vrasje. Rastësisht ajo mëson se marrëdhënia e Zakut dhe Amandës nuk ishte ajo që perceptohej në publik. Miqtë e tyre të ngushtë, prindër të shkollës Brooklyn Country Day, fshehin sekrete të shumta dhe shqetësuese.

Në fund të kësaj historie dramatike, Liz pyet pareshtur veten, se cila është rruga e shpëtimit të martesë së saj dhe a mund të egzistojë me të vërtetë një martesë e mirë dhe e lumtur?

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH