Kryeministri britanik Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli ka informacion për vendodhjen e uraniumit të Irani.
Ndërsa sipas mediave ndërkombëtare, burime nga Irani kishin deklaruar se një pjesë e madhe e uraniumit të pasuruar në centralin bërthamor Fordow ishte zhvendosur përpara se SHBA ta sulmonin.
Teksa është pyetur për vendndodhjen e uraniumit, Netanyahu tha: “Ne e kemi ndjekur nga afër. Mund t’ju them se është një komponent i rëndësishëm i një programi bërthamor. Nuk është komponenti i vetëm. Nuk është një komponent i mjaftueshëm. Por është një komponent i rëndësishëm dhe ne kemi informacione interesante për këtë, të cilat nuk nuk mund t’i ndaj”, ka thënë ai.