Agjencia e Mbrojtjes Civile në Gaza ka njoftuar se forcat izraelite vranë të paktën 25 persona një ditë më parë, përfshirë 12 që humbën jetën gjatë një sulmi ndaj një shkolle, ku strehoheshin palestinezë të zhvendosur nga lufta, e cila po hyn në muajin e saj të 22-të.
Izraeli kohët e fundit ka zgjeruar operacionet ushtarake në Rripin e Gazës, ku që prej tetorit të vitit 2023, lufta ka krijuar kushte të rënda humanitare dhe ka detyruar pothuajse të gjithë popullsinë prej mbi dy milionë banorësh të zhvendosen.
Ndërkohë, shumë prej të zhvendosurve kanë kërkuar strehim në ndërtesa shkollash, të cilat gjithashtu janë goditur në sulme ajroren, të cilat ushtria shpesh thotë se synojnë militantët e Hamasit që fshihen midis civilëve.
Në qytetin e Gazës ditën e sotme, zyrtari i mbrojtjes civile Mohammad al-Mughayyir i tha agjencisë AFP se kishte "12 martirë, shumica e tyre fëmijë dhe gra, dhe një numër të madh të plagosur në një sulm ajror izraelit në shkollën Mustafa Hafez, e cila strehon persona të zhvendosur, në lagjen Al-Rimal".