Shumë prej personave të përfshirë janë me origjinë shqiptare. Një i plagosur pas sherrit
Një sherr mes të rinjve me origjinë shqiptare shpërtheu pak pas mesnatës së djeshme në Piazza Libertà. Sipas asaj që është mësuar nga mediat italiane, episodi i dhunshëm ndodhi pas mosdhënies së përparësisë një këmbësori, i cili në atë moment po kalonte në kalimin për këmbësorë.
Shoferi frenoi menjëherë përpara se ta godiste burrin, i cili rrezikonte të shtypej. Nuk mësohet origjina e këtij të fundit por duket se në makinë ndodheshin disa shqiptarë.
Policia nga stacioni i Portonuovos dhe Radiomobile mbërritën në vendngjarje, duke gjetur personelin e policisë reugore që po kryente operacionet e zakonshme. Një person u plagos në sherr. Përsëri sipas një rindërtimi fillestar, disa shkopinj bejzbolli u gjetën brenda makinës së njërit prej personave të përfshirë.