Globi

Tentoi ta filmonte me telefon në pyll, turisti italian sulmohet dhe vritet nga ariu

Shkruar nga Liberale

Tentoi ta filmonte me telefon në pyll, turisti italian sulmohet dhe vritet

Italiani po udhëtonte në autostradën Transfagarasan, një zonë në Rumani, por pasi u ndal me motoçiklistë të tjerë, u sulmua nga kafsha.

Shtetasi italian 48-vjeçar u vra në Rumani nga një ari ndërsa po ngiste motoçikletën në autostradën Transfagarasan, në zonën Arefu , rreth 500 metra nga diga Vidraru drejt Balea Lac . 

Thuhet se ai u ndal së bashku me motoçiklistë të tjerë të huaj kur u sulmua dhe u tërhoq zvarrë në pyll nga kafsha. Trupi i tij u gjet më vonë nga ekipet e shpëtimit.

Imazhe të ariut të bëra para sulmit thuhet se u gjetën në telefonin e viktimës. Autoritetet kanë nisur një hetim për incidentin. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH