Globi

Pas sulmeve ndaj objekteve bërthamore, Berlini kërkon dialog SHBA-Iran

Shkruar nga Liberale

Pas sulmeve ndaj objekteve bërthamore, Berlini kërkon dialog SHBA-Iran

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë deklaroi të hënën se Irani duhet të përfshihet në bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke theksuar se Bashkimi Evropian është ende i gatshëm të ndërmjetësojë në negociata. “Irani shpreh dëshirën për të negociuar vetëm me Evropën, çka është një sinjal pozitiv, por kjo nuk mjafton. Duam të shohim SHBA-në të përfshirë,” u shpreh ministri gjerman Johann Wadephul para takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel. Ai shtoi gjithashtu: “Përsëris thirrjen time që Irani të jetë i gatshëm për bisedime. SHBA-të na kanë kërkuar të mbajmë kontakte të vazhdueshme gjatë javëve të fundit.”

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH