Një ngjarje tronditëse ndodhi në një festë në Siberi, kur një 17-vjeçar vrau pesë të mitur dhe plagosi katër të tjerë, sepse një vajzë 14-vjeçare refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të.
Autori i krimit është 17-vjeçari Mikhail Paramonov, i cili sulmoi me thikë ndërsa, sipas dëshmive, ishte nën ndikimin e alkoolit.
Sipas agjencisë së lajmeve, TASS, pesë fëmijë të moshës 13 deri në 16 vjeç humbën jetën në sulmin që kreu 17-vjeçari.
Policia u njoftua nga një fqinj i shtëpisë ku po zhvillohej festa, kur ai u informua nga një vajzë 15-vjeçare, Veronica, pasi ajo ishte shtirur si e vdekur për t'u arratisur nga agresori.
Oficerët e policisë që mbërritën në shtëpi e panë 17-vjeçarin "të zhveshur dhe duke mbajtur një thikë" me autorin e mitur që po kthehej në ndërtesë dhe "po hapte një bombol gazi" për ta djegur shtëpinë.
Trupat e pesë fëmijëve të vrarë nga 17-vjeçari, katër djem dhe një vajzë, u gjetën të djegur brenda shtëpisë.
Ajo çka e përbë më të rëndë ngjarjen është fakti se fëmijët nuk u kishin treguar prindërve se po shkonin në festën e cila iu mori jetën.
Një nga fëmijët që mori pjesë në festë i tha për medien ruse se “kishte shumë alkool. Në një moment, vajza e refuzoi 17-vjeçarin dhe kjo e shtyu atë të merrte një thikë dhe të sulmonte miqtë e tij”.
Midis viktimave janë identifikuar: Nikolai Malyshev, 13 vjeç, Vadim Pavlyushkin, 14 vjeç, Polina Markova, 16 vjeç, dhe Oybek Bondursky, 14 vjeç.
Autori plagosi Victoria "Vika" Vishnyakova, 14 vjeç, Veronika Rakitnek, 15 vjeç, Ruslan Fedotov, 14 vjeç, dhe Dmitry Semyon, 15 vjeç.
Zjarri që vuri 17-vjeçari dhe shpërthimi në banesë pasoi dhe në humbjen e jetës së tij.