Globi

Izraeli akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit/ Ministri i Mbrojtjes urdhëron SULME TË FUQISHME  ndaj Teheranit

Shkruar nga Liberale

Izraeli akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit/ Ministri i

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka reaguar menjëherë pas raportimeve për një sulm me raketa nga Irani në drejtim të veriut të Izraelit, vetëm disa orë pas arritjes së një marrëveshjeje për armëpushim mes dy vendeve.

Në një deklaratë zyrtare, Katz bëri me dije se i ka dhënë urdhër Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) të përgjigjen me vendosmëri ndaj shkeljes së armëpushimit nga Irani, përmes “goditjeve intensive ndaj objektivave të regjimit në zemër të Teheranit”.

Deri tani, nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet iraniane për ndonjë sulm të ri raketor. Më herët, ministri i Jashtëm i Iranit kishte deklaruar se sulmet do të ndaleshin vetëm nëse Izraeli do të respektonte plotësisht armëpushimin.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite konfirmoi se ka identifikuar lëshime raketash dhe ka aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore, duke bërë thirrje qytetarëve të strehohen në zona të sigurta, ndërsa Teherani ka mohuar të ketë lëshuar ndonjë raketë, sipas televizionit të tij shtetëror.

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH