Showbiz

Fero dhe Arbenita përballen në Gjykatë për kujdestarinë e vajzës

Shkruar nga Liberale.al

Fero dhe Arbenita përballen në Gjykatë për kujdestarinë

Reperi i njohur Fero dhe ish-bashkëshortja e tij, Arbenita Ismajli, janë takuar sot në Gjykatë. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura, që do të thotë se publiku dhe mediat nuk u lejuan të marrin pjesë. Avokatët e Feros nuk pranuan të japin ndonjë koment për atë që u diskutua brenda.

Sherri mes tyre ka nisur prej muajsh, pasi ata nuk po merren vesh për kujdestarinë e vajzës së tyre të vogël. Fero ka thënë shpesh në rrjete sociale se është i mërzitur sepse, sipas tij, Arbenita nuk po e respekton marrëveshjen që kanë bërë. Ai është ankuar se kalojnë muaj pa e parë vajzën.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH