Globi

Samiti i NATO-s, Trump e quan marrëveshje historike: Fuqia amerikane pas bombardimeve në Iran i hapi rrugën armëpushimit

Shkruar nga Liberale

Samiti i NATO-s, Trump e quan marrëveshje historike: Fuqia amerikane pas

Presidenti Donald Trump e nisi konferencën për shtyp në kuadër të samitit të NATO-s që po zhvillohet në Holandë, me deklarata të forta mbi ndërhyrjen ushtarake të fundit ndaj Iranit.

Trump e mori fjalën në samitin e NATO-s që po zhvillohet në Hagë i shoqëruar në skenë nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth. Kryetari i Shtëpisë së Bardhë e nisi fjalimin duke falënderuar Holandën dhe çiftin mbretëror për mikpritjen.

Në fjalimin e tij, Trump u fokusua fillimisht në tensionet me Iranin, duke theksuar suksesin e operacioneve ushtarake amerikane.

“Fundjavën e kaluar, Shtetet e Bashkuara kryen me sukses një sulm masiv dhe preciz ndaj objekteve të pasurimit bërthamor të Iranit. Ishte një goditje e jashtëzakonshme – u quajt zhdukje. Asnjë ushtri tjetër në botë nuk do të mund ta kryente,” deklaroi ai.

Trump shtoi se operacioni ka hapur rrugën për një marrëveshje armëpushimi, të cilën e cilësoi “historike”.
“Ne mendojmë se ka mbaruar. Nuk besoj se Irani dhe Izraeli do t’i kundërpërgjigjen më njëri-tjetrit,” u shpreh presidenti amerikan.

Duke u ndalur te Lindja e Mesme, Trump zbuloi se 14 raketa janë qëlluar drejt një baze amerikane në Katar të dielën, por sipas tij, “Irani ishte shumë i sjellshëm ,na paralajmëruan dhe të gjithë u zbrazën nga baza.” Ai vlerësoi aftësitë mbrojtëse amerikane që rrëzuan raketat, duke e përshkruar suksesin teknik si “të qëllosh një plumb me një plumb”.

Në pjesën e dytë të fjalimit, Trump foli për nevojën e forcimit të industrisë së mbrojtjes në dritën e luftës në Ukrainë, teksa përmendi dhe humbjet e mëdha që ka pësuar Ukraina.

“Nuk mund të përballojmë të varemi nga kundërshtarët tanë për mineralet kritike. Kjo do të thotë që jeta po zhduket,” u shpreh ai, duke përsëritur deklaratën e tij të mëparshme se lufta nuk do të kishte nisur “nëse unë do të isha president”.

 

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH