Globi

Sulm i ashpër ajror rus, të paktën 9 viktima e dhjetëra të plagosur në Kiev

Shkruar nga Liberale

Sulm i ashpër ajror rus, të paktën 9 viktima e dhjetëra

Të paktën nëntë persona mbetën të vrarë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm rus me raketa dhe dronë në rajonin e Kievit në orët e para të mëngjesit të së hënës.

BBC shkruan se janë goditur zonat e banimit, spitalet dhe infrastrukturat sportive.

Gjashtë prej të vrarëve ishin në një ndërtesë shumëkatëshe në kryeqytet, tha kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko. Administrata ushtarake e qytetit tha se 33 persona të tjerë ishin plagosur.

Në breshërinë e fundit, u shënuan të paktën 352 dronë dhe 16 raketa ruse, të cilat shënjestruan territorin ukrainas, kryesisht në zonën e Kievit.

Rusia ka intensifikuar sulmet e saj ajrore kundër qyteteve ukrainase në javët e fundit, duke dërguar valë të mëdha raketash, dronësh dhe karremesh të projektuar për të mposhtur mbrojtjen ajrore ukrainase.

Është një taktikë kundër së cilës forcat ukrainase po përpiqen të mbrohen.

Mijëra banorë të Kievit u detyruan të hynin në strehimore në orët e para të mëngjesit të së hënës, ndërsa dronët fluturonin sipër tyre dhe shpërthimet tronditën qytetin.

Hyrja e njërit prej stacioneve të metrosë së Kievit, ku njerëzit strehohen rregullisht, pësoi dëmtime të konsiderueshme, teksa u goditën gjithashtu klasat dhe konviktet në një nga universitetet e qytetit.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH