Globi

Tmerr në plazh, dalin në breg 5 trupa të pajetë, me duar e këmbë të lidhura

Shkruar nga Liberale

Tmerr në plazh, dalin në breg 5 trupa të pajetë, me duar e

Të paktën pesë kufoma janë gjetur nga Garda Civile në Detin Balearik pranë Ibizës.

Besohet se ata janë emigrantë që ishin përpjekur të arrinin në vijën bregdetare spanjolle nëpërmjet një kalimi të rrezikshëm nga Algjeria, një udhëtim që ka marrë mijëra jetë.

Trupa të tjerë kanë dalë në plazhe, por këta kanë qenë të prangosur, duke e bërë policinë të besojë se ata janë vrarë për ndonjë arsye të panjohur.

Policia ka hapur një hetim për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

Zbulimi i këtyre trupave ka ndodhur gjatë muajit të fundit, megjithëse policia ka qenë hermetike sa i takon hetimeve në lidhje me rastin.

Disa ditë më vonë, një trup tjetër u shfaq në rrethana të ngjashme, gjithashtu në ujërat e Formenterës. Dhe këto ngjarje janë përsëritur disa herë gjatë disa javëve të fundit.

Në total, të paktën pesë trupa janë gjetur me duar dhe këmbë të lidhura në pjesë të ndryshme të ujërave të Ishujve Balearik. Të gjithë me sa duket u përkisnin emigrantëve që udhëtonin me një varkë.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
    52%
  • Jo!
    48%
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH