Aktualitet

Zjarri në Lezhë, flakët përhapen pranë zonës së banuar në Shënkoll

Shkruar nga Liberale.al

Zjarri në Lezhë, flakët përhapen pranë zonës

Një vatër tjetër zjarri është shënuar këtë pasdite në Lezhë, pranë urës së Prekanit në zonën e Shënkollit.

Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke e vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse dhe të shërbimeve të policisë që ndodhen në terren.

Edhe pse zjarri është afruar pranë zonës së banuar, deri më tani nuk raportohet për rrezik të drejtpërdrejtë ndaj banesave.

Forcat zjarrfikëse vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa situata mbetet dinamike.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH