Numri i të vdekurve nga përmbytjet katastrofike që goditën Teksasin qendror të premten, ka arritur në më shumë se 100 persona, raporton BBC.
Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë kërkimet, pavarësisht paralajmërimeve se më shumë reshje dhe stuhi kërcënojnë rajonin. Megjithatë shpresa për të gjetur të mbijetuar të tjerë po shuhet.
Kampi Mystic, një kamp veror vetëm për vajza, konfirmoi se të paktën 27 vajza dhe stafi ishin midis të vdekurve. Dhjetë vajza dhe një këshilltar i kampit janë ende të zhdukur.
Të paktën 84 nga viktimat, 56 të rritur dhe 28 fëmijë, humbën jetën në Qarkun Kerr, ku lumi Guadalupe u mbush me ujë nga shirat e rrëmbyeshëm para festës zyrtare të 4 korrikut.
Rreth 22 të rritur dhe 10 fëmijë ende nuk janë identifikuar, thanë autoritetet atje.