Politikë

PROFIL/ Kush është Tedi, nipi i Inva Mulës që u bë sot deputet

Shkruar nga Liberale

PROFIL/ Kush është Tedi, nipi i Inva Mulës që u bë sot

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetit kandidatit të Partisë Socialdemokrate, Tedi Mula, pas dorëheqjes së 12 kandidatëve të listës së mbyllur për Qarkun e Tiranës.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bëri me dije se të gjitha dorëheqjet janë dorëzuar në mënyrë zyrtare dhe dokumentacioni është i plotë. Si pasojë, mandati i takon kandidatit të listës së hapur, Tedi Mula, një 30-vjeçar me 2500 vota preferenciale, nip i Avni dhe Inva Mulës, dhe sipërmarrës në fushën e agro-përpunimit.

“Janë depozituar 12 deklarata të 12 kandidatëve të listës së mbyllur të PSD-së për Qarkun e Tiranës. Kemi të bëjmë me dorëheqje nga e drejta për të marrë mandatin dhe jo nga kandidimi. Në këto kushte, duke qenë se KQZ është e detyruar të respektojë vullnetin e tyre, mandati i shkon kandidatit me më shumë vota, Tedi Mula,” deklaroi Celibashi.

Me këtë vendim, Tedi Mula do të jetë zyrtarisht në detyrën e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, pas marrjes së mandatit të vetëm të fituar nga PSD në Qarkun e Tiranës.

PROFIL/ Kush është Tedi, nipi i Inva Mulës që u bë sot

Në një intervistë para se të merrte maqndatin, për emisionin “Profil”, Mula shprehu ambiciet që ka për të ardhmen në politikë. Ai theksoi se, siç familjarët e tij, Avni dhe Inva Mula, dy artistë të njohur kanë kontribuar në artin shqiptar, ai dëshiron të kontribojë në politikë për të qenë zëri i çdo qytetari.

“Shembulli im kryesor përse unë po aderoj në PSD është kryetari i partisë. Është çështje sinqeriteti dhe vullneti, ku unë mendoj se duhet të jemi sa më të sinqertë dhe t’i tregojmë njerëzve të vërtetën. Po ta shikosh, partia jonë është rritur vetëm me vota, pa pasur pozita drejtorie, pa pasur ministri, sepse themi të vërtetën dhe jemi me njerëzit. Nëse ekziston vullneti për t’i shërbyer njerëzve, do të jesh i suksesshëm në politikë. Unë jam zotuar t’u them njerëzve të vërtetën”, tha Mula.

Ai shtoi se ajo që e karakterizon është sinqeriteti dhe vullneti për të punuar. Sipas tij, ai është një njeri që nuk ka pasur poste drejtuese, nuk ka punuar në shtet, por ka ndërtuar bizneset e tij private. Mula theksoi se shumë të rinj janë skeptikë për të votuar, ndaj ai dhe brezi i tij janë këtu për t’u dhënë shpresë atyre, pasi brezi paraardhës i politikanëve i ka bërë bllokadë të rinjve.

“Unë do të jem zëri i çdo qytetari”, përfundoi Mula. Jurist në profesion, Tedi Mula, do të jetë një nga deputetët më të rinj në moshë në Kuvendin e ardhshëm.  

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH