Politikë

Zjarret masive në vend/ Ministri Hoxha : Asnjë kompromis me zjarrvënësit, ligji do të veprojë pa mëshirë

Shkruar nga Liberale

 

Zjarret masive në vend/ Ministri Hoxha : Asnjë kompromis me

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dënon çdo akt që shkakton zjarrvënie dhe rrezikon jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve. Ai shkruan për zero tolerancë, ku edhe ka një mesazh për banorët e prekur nga zjarret, që të binden dhe të braktisin banesat që rrezikohen nga flakët. ”Gjithashtu dua ti bëj thirrje çdo qytetari të tregojë përgjegjësi maksimale, të shmangë çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, dhe të njoftojë menjëherë autoritetet në rast se konstaton vatra zjarri”.

Nisur nga situata e përkeqësuar me zjarret në orët e fundit, dënoj me ashpërsinë më të madhe çdo akt, qoftë i qëllimshëm apo nga pakujdesia, që shkakton zjarrvënie dhe rrezikon jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve.

Temperaturat e larta dhe kushtet atmosferike favorizojnë përhapjen e flakëve, duke shtuar rrezikun për pasoja të pariparueshme. Çdo person që, me veprime apo mosveprime, bëhet shkak për zjarrvënie, është drejtpërdrejt përgjegjës për një akt të rëndë që mund të kushtojë jetë njerëzish dhe të shkatërrojë pasuri publike e private të pariparueshme.

Agjencitë ligjzbatuese duhet të reagojnë menjëherë, me vendosmëri dhe pa asnjë tolerancë, ndaj çdo autori të këtyre veprave penale. Hetimi dhe ndëshkimi i zjarrvënësve do të jetë prioritet absolut dhe askush nuk do ti shpëtojë drejtësisë. Gjithashtu dua ti bëj thirrje çdo qytetari të tregojë përgjegjësi maksimale, të shmangë çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, dhe të njoftojë menjëherë autoritetet në rast se konstaton vatra zjarri.

Po ashtu, u kërkoj banorëve që në rast rreziku të dëgjojnë dhe të zbatojnë pa vonesë udhëzimet e autoriteteve, veçanërisht urdhrat për evakuim. Çdo minutë mund të bëjë diferencën mes shpëtimit dhe tragjedisë! Mbetemi të vendosur të mbrojmë jetën, pronën dhe mjedisin, duke përdorur çdo mjet ligjor për të goditur pa mëshirë këdo që i shkel dhe i rrezikon ato.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH