Politikë

FOTO HISTORIKE/ Deputetët në ditën e parë të parlamentit, viti 1937!

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ Deputetët në ditën e parë të

Deputetë të Parlamentit shqiptar në vitin 1937, duke kaluar në revistë nderi për të shkuar në pallatin mbretëror

Deputetët shoqëriheshin me nderime në kohën e mbretërisë dhe duket se u mësuan me të tilla privilegje, aq sa edhe sot, kur mbeten pak ditë nga çelja e legjislaturës së re, deputetët i kanë ezauruar të gjitha mundësitë e mundshme hipotetike për t’i shtuar privilegje vetes; që nga pagat, dietat, ligjet që i favorizojnë për shkelje, deri tek autoritetet ligjzbatuese që vazhdojnë t’i nderojnë, e me radhë.

Janë një komision parlamentar që do përcjellë mesazhin e Parlamentit te kreu i shtetit. Nga e majta në të djathtë, rreshti i parë: Fejzi Alizoti, Hiqmet Delvina (nënkryetari), Pandeli Evangjeli (kryetari), Eshref Frashëri, Vasil Avrami dhe Zoi Xoxa (pak i tërhequr nga rreshti i parë).

Për shkak të pushtimit nga fashistët italianë në vitin 1939, legjislatura do të ndërpritej, kurse shumica e deputetëve për të ruajtur privilegjet do t’i bindeshin një qeverie “kukull” të fashistëve.

Fotoja marrë nga arkivi i familjes Delvina dhe e publikuar për herë të parë nga Kastriot Dervishi, ish-kreu i Arkivave.

 

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH