Teherani lëshoi raketa në një bazë ajrore amerikane në Doha të hënën në hakmarrje për sulmet amerikane në objektet kryesore bërthamore në Iran
Irani ka nisur një sulm “të fuqishëm” ndaj një baze ajrore amerikane në Katar, tha Trupa e Gardës Revolucionare Islamike e vendit. Baza Ajrore Al Udeid u sulmua “nga raketa balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi me origjinë nga Irani”, tha një zyrtar i mbrojtjes amerikane.
Irani njoftoi se kishte lëshuar raketa në një bazë amerikane në Katar të hënën në hakmarrje për sulmet amerikane në objektet kryesore bërthamore, me Presidentin e SHBA-së Donald Trump që e shpërfilli përgjigjen si "shumë të dobët" dhe tha se tani ishte koha për të bërë paqe.
Një zyrtar i mbrojtjes amerikane tha se askush nuk u lëndua në sulm - për të cilin Trump tha se Irani kishte dhënë njoftim paraprak - dhe çmimet e naftës ranë më pas ndërsa tregtarët morën frymë të lehtësuar nga ajo që një analist e quajti përgjigje "disi e matur".
Katari, i cili ndodhet 190 kilometra (120 milje) në jug të Iranit dhe është shtëpia e objektit më të madh ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme, tha se "mbrojtja e tij ajrore ka kapur me sukses një sulm me raketa që synonte Bazën Ajrore Al Udeid".
Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Iranit konfirmoi se e kishte synuar bazën "në përgjigje të veprimit agresiv dhe të paturpshëm të SHBA-së kundër vendeve dhe objekteve bërthamore të Iranit".
Ministria e Mbrojtjes e Katarit më tej tha se mbrojtja e saj ajrore ndërpreu me sukses sulmin me raketa që synonte Bazën Ajrore Al Udeid në Katar. Nuk është raportuar për vdekje ose lëndime.
Zyrtarët amerikanë ishin përgatitur për mundësinë që Irani të sulmojë objektet amerikane që kur SHBA- të goditën pikat bërthamore të Iranit gjatë fundjavës. Ushtria amerikane kishte zhvendosur disa aeroplanë nga baza Al Udeid për shkak të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit, thanë dy zyrtarë të mbrojtjes për CNN javën e kaluar.
Ambasada e SHBA-së në Suedi i paralajmëroi amerikanët të “ushtrojnë kujdes të shtuar” pas raportimeve në media se “Irani mund të jetë duke ushtruar presion mbi bandat kriminale lokale, përfshirë Rrjetin Foxtrot, për të kryer sulme në Suedi kundër interesave të SHBA-së dhe Izraelit”.
Një alarm sigurie të hënën, pas sulmeve ushtarake amerikane ndaj Iranit, këshillontr qytetarët amerikanë të jenë veçanërisht të kujdesshëm për mjedisin përreth nëse i afrohen ambasadës amerikane në Stokholm.
Katari nga ana tjetër e konsideron sulmin e Iranit në Bazën Ajrore Al Udeid "të habitshëm" duke pasur parasysh "qëndrimet e Katarit, angazhimin e tij për fqinjësi të mirë dhe qasjen ndaj ndërmjetësimit në zgjidhjen e krizave", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed bin Mohammed Al-Ansari.
Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, të hënën, qendrat bërthamore iraniane “nuk mund të shkatërroheshin nga një sulm dhe disa shpërthime”.
IRGC është krahu elitar i ushtrisë iraniane dhe u krijua pas revolucionit të vendit në vitin 1979.
Në vitin 2019, Shtetet e Bashkuara e futën Gardën Revolucionare në listën e grupeve terroriste.