Sport

Kupa e Botës për Klube, Flamengo nis tratativat me Cristiano Ronaldon

Shkruar nga Liberale

Kupa e Botës për Klube, Flamengo nis tratativat me Cristiano Ronaldon

Largimi i mundshëm i Cristiano Ronaldos nga Al Nassr ka nisur të lëvizë ujrat në prag të Kupës së Botës për Klube që do të zhvillohet në SHBA nga mesi i qershorit deri në mesin e korrikut.

Sipas disa informacioneve nga mediat ndërkombëtare, ylli portugez është futur në radarin e drejtuesve të Flamengos, të cilët do të jenë një nga klubet pjesëmarrëse në turne.

Megjithatë, duket se interesimi nuk është i ndarë nga të gjithë brenda klubit brazilian. Trajneri Filipe Luis dhe pjesa më e madhe e stafit teknik nuk janë të bindur për këtë operacion, ndërsa edhe drejtori sportiv i Flamengos, José Boto, ka sqaruar publikisht qëndrimin e klubit.

“Ne kemi objektiva shumë të qarta: duam të fitojmë kampionatin brazilian, të provojmë të marrim Libertadores, Kupën e Brazilit… Të synojmë të fitojmë gjithçka, nëse është e mundur. Dhe nëse nuk arrijmë, të paktën dy apo tre trofe këtu në Brazil,” u shpreh Boto.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH