Kombëtarja shqiptare po përgatitet intensivisht për ndeshjen kualifikuese ndaj Letonisë, që do të zhvillohet më 9 shtator në kuadër të Kupës së Botës. Para kësaj sfide të rëndësishme, sipas informacioneve nga Panorama Sport, kuqezinjtë do të zhvillojnë një test miqësor për t’u përgatitur më mirë.
Trajneri Sylvinho dhe ekipi i tij pritet të përballen me për herë të parë me Gjibraltarin, një kundërshtar ndaj të cilit Shqipëria nuk ka luajtur më parë. Ndeshja miqësore me Gjibraltarin ishte planifikuar fillimisht të zhvillohej më 20 nëntor 2020, por u anulua për shkak të situatës së pandemisë COVID-19.
Aktualisht, ende nuk është caktuar data e saktë për zhvillimin e kësaj ndeshjeje miqësore, por pritet që së shpejti të ketë njoftime zyrtare nga Federata Shqiptare e Futbollit.