Sport

Atalanta refuzon ofertën 12 milionë euro për Gjimshitin

Shkruar nga Liberale

Atalanta refuzon ofertën 12 milionë euro për Gjimshitin

Për qendërmbrojtësin kuqezi, interes nga Katari

Berat Gjimshiti ka pasur një ofertë nga Katari, por është refuzuar nga Atalanta, sipas mediave pranë skuadrës bergamaske.

Më saktësisht, është ekipi i Al-Rayyan që ishte gati të paguante 12 milionë euro për qendërmbrojtësin, padyshim e shoqëruar edhe me një pagë të lartë për shqiptarin.

Gjimshiti ka edhe 1 vit kontratë me Atalantën, ku merr pjesë rregullisht në kupat e Europës dhe ku vitin e kaluar arriti të fitonte edhe Europa League.

Berat Gjimshiti luan në Itali prej 2016, qëkur u transferua nga Zürich tek Atalanta dhe e njeh mirë futbollin italian, ku numëron më shumë se 350 ndeshje në të gjitha aktivitetet. Gjimshiti ka qenë edhe pjesë e Avellino dhe Benevento në Serie B.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH