Trajneri i përfaqësueses spanjolle, Luis de la Fuente, ka konfirmuar rikthimin e dy lojtarëve kyç për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 që do të zhvillohen në muajin shtator. Rodri dhe Dani Carvajal pritet të jenë pjesë e skuadrës, duke i dhënë një shtysë të rëndësishme kombëtares.
“Mund ta shihni se Rodri është kthyer dhe shpresoj që edhe Dani Carvajal të luajë në Botërorin e Klubeve. Nëse ai do të jetë i gatshëm për lojë, do të jetë me ne,” deklaroi De la Fuente.
Ai i cilësoi të dy lojtarët si “gjeni, brenda dhe jashtë fushës” dhe theksoi se është një krenari për kombëtaren dhe vendin të mund të llogarisë te përvoja dhe cilësia e tyre.