Aktualitet

Gjendet trupi i heroit të Shkodrës ARBEN ANAMALI, u mbyt në liqen pasi shpëtoi dy turistët

Shkruar nga Liberale

Gjendet trupi i heroit të Shkodrës ARBEN ANAMALI, u mbyt në

Pas disa orësh intensive kërkimesh, është gjetur trupi i pajetë i kapitenit të anijes turistike, Arben Anamali.

Trupi u gjet gjatë ditës së tretë të operacionit të kërkimit, që nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm. Kapiteni i kthyer në hero, u fut për të shpëtuar dy turistë në liqen dhe u mbyt vetë.

Turistët izraelitë ishin futur për të notuar, por për shkak të rrymave të liqenit, kanë pasur probleme dhe kanë rrezikuar të mbyten. Sapo e kuptoi rrezikun, kapiteni Anamali u hodh në ujë për t’i ndihmuar dhe arriti t’i afrojë pranë varkës, duke u shpëtuar jetën. Por pak çaste më vonë, ai u zhduk në ujë.

Dyshohet se për shkak të lodhjes së madhe dhe ndoshta komplikacioneve shëndetësore, ai nuk arriti të dalë më nga uji. 

Arben Anamali ishte babai i dy fëmijëve të mitur dhe punonte si kapiten i anijeve turistike të Bashkisë Shkodër prej vitit të kaluar. Ai njihej për profesionalizmin, përkushtimin dhe dashurinë për detin cilësi që i tregoi deri në fundin e jetës së tij.

Liberale Newsroom

A duhet refuzuar dhe rrëzuar drafti i Kodit të ri Penal?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH