Aktualitet

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama publikon pamje: “Ecim”

Shkruar nga Liberale.al

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama publikon pamje:

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat, karriget dhe objektet që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e përbashkëta vazhdon me intensitet në disa qytete të vendit.

Kjo nismë është pjesë e projektit kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, që synon t’u rikthejë qytetarëve hapësirat publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga subjektet private.

Sot, Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale pamje nga një prej aksioneve, ku inspektorët bashkiakë ndërhynë për të liruar një zonë të zënë padrejtësisht nga një subjekt biznesi.

Në një koment të shkurtër, Kryeministri shoqëroi videon me fjalën: “Ecim”, duke lënë të kuptohet se ky proces do të vijojë edhe më tej.

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH