Aktualitet

Vijon operacioni “SIGURIA DETARE” - Kontroll më i rreptë në ujrat territoriale

Shkruar nga Liberale

Vijon operacioni “SIGURIA DETARE” - Kontroll më i rreptë

Autoritetet detare dhe forcat e sigurisë kanë vijuar edhe sot operacionin "Siguria Detare"me qëllim rritjen e kontrollit në zonat bregdetare .

Në një njoftim zyrtar, bëhet e ditur se strukturat e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare kanë kryer kontrolle të përforcuara ndaj mjeteve lundruese, duke ndëshkuar shkeljet dhe ndërhyrë në raste emergjente.

Gjatë javës së fundit janë kontrolluar 316 mjete lundruese, nga të cilat 20 janë bllokuar për shkelje të rënda, kryesisht për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të perimetrit të sigurisë. Konkretisht, janë ndaluar 12 jet ski, 4 skafe, 2 gomone dhe 2 varka metalike të pajisura me motorë uji.

8 mjete janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, në zonat e rezervuara për pushuesit, duke vënë në rrezik jetën e tyre. Për këtë shkelje, drejtuesit janë ndëshkuar me masë administrative prej 100.000 lekësh secili.

Paralelisht me kontrollet, Policia Kufitare ka ndërhyrë në 8 raste emergjente, duke shpëtuar 11 persona (shtetas shqiptarë dhe të huaj), të cilët kishin mbetur në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve teknike të mjeteve lundruese.

Policia vijon patrullimet me intensitet në të gjithë zonat detare, liqenore dhe lumore, për të parandaluar:

Në përfundim të njoftimit, Policia e Shtetit apelon për respektimin strikt të rregullave të lundrimit dhe u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast abuzimi në numrin falas 112, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe ndëshkime konkrete për shkelësit.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH