Policia e Fierit ka kryer disa arrestime në flagrancë për vepra të ndryshme penale, që lidhen me shkelje të masave të sigurisë dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan shtetasin S. H., banues në Fier, pasi u kap jashtë banesës, ndonëse ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, vendosur për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan:
N. B., 53 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u përfshi në një aksident në gjendje të dehur. Ai është përplasur me automjetin e drejtuar nga shtetasi L. G., 36 vjeç. Fatmirësisht, nga përplasja pati vetëm dëme materiale.
E. K., 40 vjeç, banues në Plug, Lushnjë, pasi ka përplasur me makinë një këmbësor, shtetasin M. F., 58 vjeç, në fshatin Plug. I dëmtuari ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Materialet për këto raste i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për hetime të mëtejshme.