Aktualitet

Dibër/ Arrestohet një punonjës policie për shpërdorim detyre dhe veprime arbitrare

Shkruar nga Liberale.al

Dibër/ Arrestohet një punonjës policie për shpërdorim

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka arrestuar në flagrancë një punonjës policie në Dibër, i dyshuar për shpërdorim detyre dhe ushtrim të veprimeve arbitrare ndaj një qytetari.

Në pranga ka rënë efektivi V. A., me detyrë N/Specialist në Seksionin e Hetimit dhe Kontrollit të Territorit në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër.

Sipas AMP-së, ngjarja ka ndodhur më 2 korrik 2025, rreth orës 01:30, në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se efektivi është konfliktuar fizikisht dhe ka ushtruar veprime të padrejta ndaj shtetasit F. K., banues në Dibër.

Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

AMP thekson se mbetet e angazhuar në garantimin e ligjshmërisë dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo abuzim nga ana e punonjësve të rendit në numrin pa pagesë 0800 9090 ose në emailin [email protected].

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH