Aktualitet

Tiranë/ 28-vjeçari i plagosur, një i arrestuar dhe dy në kërkim

Shkruar nga Liberale.al

Tiranë/ 28-vjeçari i plagosur, një i arrestuar dhe dy në

Identifkohet dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes me armë zjarri të 28-vjeçarit, ndodhur dje në mbrëmje në zonën e Freskut.

Arrestohet njëri prej bashkëpunëtorëve të tij, shpallet në kërkim tjetri.

Në vijim të veprimeve intensive hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Thoma Filipeu”, në Fresk, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 28-vjeçari J. A., specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Jetës dhe Pronës kanë identifikuar autorin e dyshuar dhe dy bashkëpunëtorët e tij.

Në vijim të veprimeve proceduriale:

-U shpall në kërkim autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi Klejvis Caka (Lusha)26 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-U arrestua në flagrancë shtetasi Xhonatan Qerimi, 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”;

-U shpall në kërkim shtetasi Andi Gurra.26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Xhonatan Qerimi, dheAndi Gurra, kanë ndihmuar autorin e dyshuar të largohet nga vendngjarja.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH