Akademiku dhe shkrimtari i njohur shqiptar, Rexhep Qosja, ka reaguar për herë të parë pas ndarjes nga jeta të vajzës së tij të dashur, Edita Qosja-Rexhepi, e cila u nda nga jeta pak ditë më parë.
Në një mesazh të ndjerë dhe plot dhimbje, Qosja shpreh mirënjohje për të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe e kanë ngushëlluar në këto ditë të vështira.
“Humbja e vajzës sime të shtrenjtë më ka bërë të kuptoj thellësinë e dashurisë prindërore dhe pafundësinë e dhimbjes që sjell largimi i parakohshëm i një fëmije për prindërit,” shkruan ai.
Akademiku ndalet edhe te reflektimi për dhimbjen njerëzore dhe rëndësinë e solidaritetit në momente të tilla, duke theksuar se asnjë prind nuk duhet të përjetojë një humbje kaq të rëndë.
“Lutem që askush të mos e përjetojë një dhimbje të tillë. Në këto ditë të errëta për familjen time, mbështetja, fjalët e ngrohta dhe praninë e njerëzve na kanë ndihmuar të qëndrojmë më fort.”