Kristjan Asllani vijon të fitojë terren te Interi. Pas aktivizimit si titullar në ndeshjen ndaj Monterrey, mesfushori i Kombëtares shqiptare ka marrë sërish besimin e trajnerit Cristian Chivu, duke nisur nga minuta e parë edhe në sfidën e dytë të Botërorit të Klubeve, kundër Urawa Reds.
23-vjeçari ka marrë “çelësat” e mesfushës zikaltër, në një periudhë ku çdo paraqitje është vendimtare për të ardhmen e tij me kampionët e Italisë. Aktivizimi i tij i vazhdueshëm tregon se stafi teknik e sheh Asllanin si një element të rëndësishëm për ndërtimin e skuadrës në sezonin e ardhshëm.