Sport

Ardian Ismajli, moment vendimtar për të ardhmen

Shkruar nga Liberale

Ardian Ismajli, moment vendimtar për të ardhmen

Ardian Ismajli është në një moment vendimtar për të ardhmen . 28-vjeçari ka përfunduar një sezon mjaft të mirë në Serie A dhe tashmë është kthyer në objektiv të disa skuadrave në Europë.

Besiktas një ndër klubet më të mëdha në Turqi ka kohë që ndjek me interes situatën e Ismajlit dhe është gati ta afrojë në radhët e veta, por konkurrenca nuk mungon as nga Italia. Bologna dhe Verona, dy klube që kërkojnë të forcojnë prapavijën për sezonin e ardhshëm, e shohin mbrojtësin shqiptar si një mundësi të vlefshme dhe me kosto zero.

Fakti që Ismajli është pa kontratë e bën atë një përforcim të arsyeshëm financiarisht për çdo klub. Paga aktuale rreth 900 mijë euro bruto në sezon është e përballueshme si për klubet italiane, ashtu edhe për Besiktasin që ka kapacitete më të mëdha buxhetore.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH