Sport

Milani synon Ardon Jasharin: Oferta prej 30 milionë eurosh

Shkruar nga Liberale.al

Milani synon Ardon Jasharin: Oferta prej 30 milionë eurosh

Milani ka bërë një hap konkret për të transferuar mesfushorin shqiptar Ardon Jashari, i cili ka shkëlqyer këtë sezon me Club Brugge në Belgjikë.

Mediat raportojnë se klubi italian ka ofruar 27 milionë euro si pagesë fikse, dhe 3 milionë të tjera në formë bonusesh. Club Brugge nuk duket i gatshëm të ulë çmimin, ndaj Milani mund të rrisë ofertën deri në 35 milionë euro.

Vendimtare në këtë transferim pritet të jetë vetë dëshira e Jasharit. Kalimi te Milani do të ishte një hap i madh për të dhe mund të shërbejë si trampolinë për karrierën e tij në futbollin europian.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH