Sport

Finalja e CONFERENCE LEAGUE/ Chelsea përmbys Betis dhe shkruan historinë

Shkruar nga Liberale

Finalja e CONFERENCE LEAGUE/ Chelsea përmbys Betis dhe shkruan

Chelsea fiton 4-1 ndaj Betis dhe shpallet kampion i Conference League

Blutë nga Londra bëhen  skuadra e parë në histori që ka fituar të tre kompeticionet kryesore të UEFA-s: Champions League, Europa League dhe tashmë edhe Conference League.

Pavarësisht se Betis kaloi i pari në avantazh në minutën e 9-të me golin e Ez Abde pas një asisti nga Isco, Chelsea reagoi fuqishëm në pjesën e dytë.

Finalja e CONFERENCE LEAGUE/ Chelsea përmbys Betis dhe shkruan

Enzo Fernández barazoi në minutën e 65-të, dhe më pas Nicolas Jackson përmbysi rezultatin vetëm pesë minuta më vonë. Më pas ishte radha e Jadon Sancho në minutën e 83-të dhe Caicedo në minutën e 92-të vulosi fitoren historike të londinezëve.

Finalja e CONFERENCE LEAGUE/ Chelsea përmbys Betis dhe shkruan

Kjo arritje e vendos Chelsean si klubin më të plotësuar në garat europiane të UEFA-s, duke e bërë ekipin e vetëm që ka ngritur trofetë e të tre kompeticioneve aktuale madhore të kontinentit. Chelsea zhvilloi një sezon fantastik në Conference League, duke fituar çdo ndeshje në fazën e ligës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH