Bota

Alarm sigurie në Katar/ Mbyllet përkohësisht hapësira ajrore pas kërcënimit nga Irani

Shkruar nga Liberale.al

Alarm sigurie në Katar/ Mbyllet përkohësisht hapësira ajrore

Katari ka marrë masa të jashtëzakonshme sigurie duke pezulluar përkohësisht trafikun ajror, pas një kërcënimi serioz të identifikuar ndaj Qendrës së Operacioneve Ajrore të Koalicionit në bazën ushtarake Al-Udeid, e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas raportimeve nga BBC, autoritetet kanë vlerësuar se ekziston një "kërcënim i besueshëm" për një sulm të mundshëm raketor nga Irani, çka ka detyruar mbylljen e përkohshme të hapësirës ajrore dhe vendosjen e bazës në gjendje të lartë gatishmërie.

Baza ajrore Al-Udeid, e vendosur pranë Doha-s, është një nga instalimet më strategjike të SHBA-së në Lindjen e Mesme dhe shërben si seli e Komandës Qendrore (CENTCOM) për operacionet ajrore në rajon. Në të ndodhen edhe trupa britanike, që operojnë me rotacion si pjesë e koalicionit ndërkombëtar.

Ky zhvillim ndodh në një periudhë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë në nivele kritike, mes përshkallëzimit të krizës mes SHBA-së, Iranit dhe aleatëve të tyre. Sulmet ajrore, kërcënimet raketore dhe reagimet diplomatike po rrisin rrezikun për përplasje të drejtpërdrejtë në rajon.

Deri më tani, as autoritetet qeveritare të Katarit, as zyrtarët e koalicionit nuk kanë bërë një deklaratë zyrtare për publikun, ndërsa masat e sigurisë në bazë mbeten në fuqi.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH